Hosting WordPress i Menaxhuar

Faqja juaj WordPress, online sot.

Hosting i menaxhuar nga AppAlbania. Zgjidhni planin, paguani me kartë dhe paneli juaj i hostingut krijohet menjëherë, me WordPress të instaluar.

  • Pagesat
  • Hostingu
  • SSL falas
  • Backup
  • Cache
  • WordPress
Online Gjithçka në një vend

Planet e hostingut

Çmime mujore në euro. Anuloni kur të doni.

Starter

Hosting WordPress i menaxhuar për biznese të vogla

€18/muaj

  • 1 faqe WordPress
  • NGINX / OpenLiteSpeed
  • PHP 8.2, 8.3, 8.4
  • Migrim falas i faqes
  • Certifikata SSL falas
  • Backup në hapësirën tuaj (S3, R2, Wasabi)
Zgjidh Starter

Pagesa rinovohet automatikisht çdo muaj. Faturat i gjeni te Llogaria ime.

Çfarë përfshihet në çdo plan

Migrim falas nga hostingu juaj aktual

E zhvendosim ne faqen tuaj WordPress — skedarët, bazën e të dhënave dhe SSL — pa pagesë dhe pa humbur asgjë.

Kërko migrim falas

Pyetje të shpeshta

Si paguaj?

Me kartë debiti ose krediti përmes Stripe. Pagesa merret çdo muaj automatikisht dhe fatura ju vjen me email.

A mund ta anuloj kur të dua?

Po. Te Llogaria ime → Abonimi shtypni “Anulo abonimin”. Faqet mbeten online deri në fund të periudhës së paguar dhe nuk tarifoheni më. Pagesat e kryera nuk rimbursohen.

A mund ta ndryshoj planin më vonë?

Po, në çdo kohë. Diferenca llogaritet proporcionalisht për ditët e mbetura dhe paguhet menjëherë.

Ku i gjej faturat?

Te Llogaria ime → Faturat. Çdo faturë ka statusin (e paguar ose e papaguar) dhe mund ta shkarkoni në PDF.

Çfarë ndodh nëse pagesa dështon?

Stripe e provon sërish pagesën disa herë. Mund të përditësoni kartën nga llogaria. Nëse pagesa nuk kryhet, faqet pezullohen derisa të paguhet fatura; asgjë nuk fshihet.

Si e lidh domain-in tim?

Pas pagesës, në panelin e hostingut gjeni adresat DNS për domain-in. Nëse keni nevojë, na shkruani dhe e lidhim ne për ju.

Keni pyetje para se të zgjidhni?

Na shkruani dhe ju ndihmojmë të zgjidhni planin e duhur.