WhatsApp System
Dërgoni mesazhe WhatsApp nga sistemi juaj
- Lidhni numrin tuaj me QR
- Njoftime automatike për klientët
- API e thjeshtë REST
- Anuloni kur të doni
€15/muaj
Porosit tani Shiko videon Më shumë rreth tij në w.appalbania.com- Pagesë e sigurt me Stripe
- Anuloni kurdo
- Mbështetje në shqip dhe anglisht
Shikoni si funksionon WhatsApp System
Mesazhe WhatsApp nga numri juaj, automatikisht
WhatsApp System lidh numrin tuaj WhatsApp (ose WhatsApp Business) me panelin e AppAlbania në cloud.appalbania.com. Klientët i marrin mesazhet me emrin dhe foton tuaj, dhe përgjigjet vijnë në telefonin tuaj si zakonisht.
Për çfarë përdoret
- Njoftime automatike: konfirmim porosie ose rezervimi, kujtesa takimesh, fatura PDF, kode OTP
- Mesazhe të veçanta ose fushata për klientët që ju kanë dhënë numrin
- Lidhje me faqen tuaj ose sistemin tuaj (WordPress, WooCommerce, Laravel, PHP) përmes një API të thjeshtë REST
Si fillon
Pas porosisë ju krijojmë llogarinë, ju lidhni telefonin duke skanuar një kod QR (si te WhatsApp Web) dhe mund të dërgoni menjëherë. Udhëzimet me video i gjeni në llogarinë tuaj.
Udhëzime hap pas hapi të përfshira
Pasi abonoheni, këto udhëzime (me video) i gjeni në llogarinë tuaj te Sistemet e mia.
- 1Çfarë bën Sistemi WhatsApp
- 2Hyrja në panel
- 3Lidhni telefonin me kodin QR
- 4Dërgoni një mesazh nga paneli
- 5Dërgoni nga sistemi juaj (API)
- 6Statusi dhe rilidhja
- 7Probleme të zakonshme
Pyetje të shpeshta
A përdor numrin tim apo një numër të ri?
Numrin tuaj — WhatsApp ose WhatsApp Business. Telefoni mbetet i lidhur si te WhatsApp Web.
A mund ta lidh me faqen time?
Po. Me API-në REST dërgoni mesazhe nga WordPress/WooCommerce, Laravel, PHP ose çdo sistem që bën kërkesa HTTP.
A rrezikon numri të bllokohet?
WhatsApp mund të kufizojë numrat që dërgojnë mesazhe të padëshiruara. Shkruajuni vetëm njerëzve që ju kanë dhënë numrin dhe kanë pranuar mesazhet.
Sa kushton dhe si paguhet?
15 € në muaj, me kartë. Anuloni kur të doni nga llogaria juaj.
Filloni me WhatsApp System sot
€15/muaj, me pagesë me kartë. E konfigurojmë bashkë me ju dhe mund ta anuloni kur të doni.