Kapitulli 10 nga 15
Backup-et
Si të lidhni hapësirën tuaj të ruajtjes (Amazon S3, Cloudflare R2, Wasabi etj.) dhe ta zgjidhni për backup-et e faqes në panelin e hostingut.
Në këtë udhëzues
Një backup është një kopje e plotë e faqes suaj, që e përdorni për ta rikthyer nëse diçka shkon keq. Në AppAlbania Host backup-et shkruhen në një hapësirë ruajtjeje që e zotëroni ju, ndaj kopjet janë gjithmonë nën kontrollin tuaj.
Si funksionon
Procesi ka dy hapa:
- Shtoni një llogari ruajtjeje (një "provider") te faqja Backup storage e panelit.
- Zgjidhni atë llogari te cilësimet e backup-it të faqes suaj.
Paneli e përshkruan kështu: "Your backups are written to storage you own. Add an account below, then choose it in a site's backup settings." Domethënë: backup-et ruhen në hapësirën tuaj; shtoni një llogari dhe pastaj zgjidheni te faqja.
Cilat shërbime ruajtjeje mbështeten
Mund të përdorni një nga këto shërbime ruajtjeje në cloud:
- Amazon S3
- DigitalOcean Spaces
- Cloudflare R2
- Wasabi
- Google Cloud Storage
- Custom (S3 Compatible) – çdo shërbim tjetër që punon me standardin S3.
Llogarinë e hapni vetë te shërbimi që zgjidhni. Aty krijoni një "bucket" (një dosje ruajtjeje në cloud) dhe një çelës aksesi. Çelësi ka dy pjesë: Access Key ID (si emër përdoruesi) dhe Secret Access Key (si fjalëkalim).
Krijoni një çelës aksesi të veçantë vetëm për backup-et, me leje vetëm për bucket-in e backup-eve. Kështu, nëse çelësi rrjedh ndonjëherë, pjesa tjetër e llogarisë suaj mbetet e sigurt.
Çfarë ju duhet para se të filloni
- Një llogari aktive te një nga shërbimet e mësipërme.
- Një bucket i krijuar vetëm për backup-et e kësaj faqeje.
- Një Access Key ID dhe një Secret Access Key me leje shkrimi dhe leximi në atë bucket.
- Për Custom (S3 Compatible): të dhënat e lidhjes që ju jep shërbimi juaj.
Secret Access Key zakonisht shfaqet vetëm një herë, kur e krijoni. Kopjojeni menjëherë.
Shtoni një llogari ruajtjeje
- Nga host.appalbania.com/account klikoni Hyr në panelin e hostingut.
- Hapni faqen Backup storage.
- Klikoni Add New Provider.
- Te Select Provider zgjidhni shërbimin tuaj, p.sh. Cloudflare R2.
- Plotësoni Name (një emër që e njihni, p.sh. "Backup-et e faqes"), Access Key ID dhe Secret Access Key.
- Klikoni Add Provider.

Zgjidheni për faqen tuaj
- Në panel hapni faqen tuaj dhe shkoni te Backups.
- Te cilësimet e backup-it zgjidhni llogarinë e ruajtjes që sapo shtuat.
- Ruani ndryshimet.
Nëse faqja Backups shfaq "No backup providers found", do të thotë se ende nuk keni shtuar asnjë llogari ruajtjeje. Klikoni Add Backup Provider dhe ndiqni hapat e mësipërm.

Zakone të mira
- Bëni një backup para ndryshimeve të mëdha: para përditësimit të WordPress, ndërrimit të temës ose instalimit të një shtojce të re.
- Kontrolloni herë pas here që backup-et e reja po shfaqen në bucket-in tuaj.
- Mos e fshini llogarinë e ruajtjes dhe mos e ndryshoni çelësin pa e përditësuar edhe në panel, përndryshe backup-et nuk shkruhen dot.
- Ruajini çelësat në një vend të sigurt, p.sh. në një menaxhues fjalëkalimesh. Mos i dërgoni me email.
- Kontrolloni kostot te shërbimi i ruajtjes. Faturimin e hapësirës e bën shërbimi që keni zgjedhur, jo AppAlbania Host.
Backup-et ruhen në llogarinë tuaj. Nëse e mbyllni atë llogari ose fshini bucket-in, kopjet humbasin bashkë me të.
Për më shumë këshilla lexoni udhëzuesin për backup-et e WordPress.
Keni nevojë për ndihmë? Nëse nuk jeni të sigurt cilin shërbim të zgjidhni ose si të krijoni çelësat, na shkruani te mbështetja.