Kapitulli 8 nga 15

Shpejtësia dhe cache

Aktivizoni cache-in e faqeve FastCGI, përjashtimet për WooCommerce, cache-in Redis dhe matni shpejtësinë me Performance Monitor.

Në këtë udhëzues
  1. Çfarë është cache
  2. Cache-i i faqeve: FastCGI Cache
  3. Përjashtimet dhe WooCommerce
  4. Pastrimi i cache-it
  5. Cache-i i objekteve: Redis
  6. Matja e shpejtësisë: Performance Monitor
  7. Keni nevojë për ndihmë?

Një faqe e shpejtë mban vizitorët dhe ndihmon në Google. Ky kapitull tregon tri mjetet e shpejtësisë në panelin e hostingut: cache-in e faqeve, cache-in e objekteve Redis dhe matjen e shpejtësisë.

Çfarë është cache

Cache do të thotë të ruash një kopje të gatshme të diçkaje që të mos e ndërtosh nga e para çdo herë. Pa cache, WordPress e ndërton çdo faqe me PHP dhe bazën e të dhënave për çdo vizitor. Me cache, vizitorët marrin një kopje të gatshme dhe faqja hapet shumë më shpejt.

Cache-i i faqeve: FastCGI Cache

  1. Te host.appalbania.com/account shtypni Hyr në panelin e hostingut dhe hapni faqen.
  2. Zgjidhni Performance → Caching.
  3. Te Page Cache zgjidhni FastCGI Cache (cache i shpejtë i faqeve me Nginx, i rekomanduar) në vend të None.
  4. Vendosni Cache Duration: sa kohë ruhet kopja (sekonda, minuta, orë ose ditë).
  5. Zgjidhni përjashtimet që ju duhen (shihni më poshtë) dhe ruani.
  6. Kontrolloni te Overview që Page caching është aktiv.
Cilësimet e cache-it FastCGI dhe përjashtimet në panelin e hostingut
Performance → Caching: FastCGI Cache, kohëzgjatja dhe përjashtimet.

Përjashtimet dhe WooCommerce

Disa faqe nuk duhet të ruhen në cache, sepse janë të ndryshme për çdo person: shporta, pagesa, llogaria e klientit, paneli i administrimit. Paneli ka gati Common presets (përjashtime të zakonshme):

  • WooCommerce — për dyqanet online: shporta, pagesa dhe llogaria nuk ruhen në cache.
  • WordPress Admin — paneli i administrimit të WordPress.
  • WordPress Cache — përjashtimet standarde të WordPress.

Përveç tyre mund të shtoni vetë:

  • Request URI Exclusions — adresa që nuk ruhen në cache, p.sh. një faqe me formular të veçantë.
  • Cookie Exclusions — vizitorët me këto cookie e marrin faqen pa cache, p.sh. wordpress_logged_in (përdorues të kyçur) ose woocommerce_items_in_cart (kanë produkte në shportë).

Nëse keni dyqan WooCommerce, aktivizoni gjithmonë presetin WooCommerce. Përndryshe një klient mund të shohë shportën e gabuar ose pagesa mund të mos punojë.

Pastrimi i cache-it

Kur ndryshoni diçka në faqe dhe vizitorët ende shohin versionin e vjetër, pastroni cache-in.

  1. Hapni Performance → Caching.
  2. Shtypni Clear Cache te Page Cache.
  3. Rihapni faqen në shfletues (ose në një dritare private) për ta provuar.

Cache-i i objekteve: Redis

Redis është një cache në memorie që ruan rezultatet e pyetjeve në bazën e të dhënave. Ndihmon sidomos te faqet që nuk mund të ruhen plotësisht në cache: paneli i administrimit, dyqanet, faqet me përdorues të kyçur.

  1. Hapni Performance → Caching.
  2. Te Object Cache aktivizoni Redis.
  3. Ruani dhe provoni faqen dhe WP Admin.
  4. Nëse shihni të dhëna të vjetra, shtypni Clear Cache te Object Cache.

Të dhënat e lidhjes me Redis (host, përdorues, prefiks, fjalëkalim) gjenden te Manage → Credentials, nëse një plugin jua kërkon.

Matja e shpejtësisë: Performance Monitor

Performance → Performance Monitor mat faqen me Google PageSpeed Insights dhe tregon Core Web Vitals, treguesit që përdor Google për përvojën e vizitorit:

TreguesiÇfarë mat
TTFBSa shpejt përgjigjet serveri me bajtin e parë
LCPSa shpejt shfaqet elementi kryesor i faqes
INPSa shpejt reagon faqja kur klikoni ose shkruani
CLSSa "kërcen" faqja ndërsa ngarkohet
  1. Hapni Performance → Performance Monitor.
  2. Shtypni Scan Now për një matje të menjëhershme.
  3. Aktivizoni Enable Daily Automated PageSpeed Scan për një matje çdo ditë.
  4. Shikoni grafikët për 7, 14 ose 30 ditët e fundit, për celular dhe desktop.

Matni para dhe pas çdo ndryshimi (cache, plugin i ri, temë e re). Kështu e dini me siguri çfarë e shpejtoi ose e ngadalësoi faqen. Më shumë këshilla te shpejtësia e WordPress dhe cache.

Keni nevojë për ndihmë?

Shkruani te mbështetja, në WhatsApp +355 67 496 3486 ose në info@appalbania.com.