Kapitulli 15 nga 15

Plugin-i i migrimit (open source)

Migration by AppAlbania: plugin-i ynë falas dhe open source për backup, rikthim dhe zhvendosje të faqeve WordPress, me shkarkim dhe udhëzime.

Në këtë udhëzues
  1. Çfarë bën
  2. Instalimi
  3. Bëni një backup
  4. Zhvendoseni faqen te AppAlbania Host
  5. Zgjidhni çfarë të riktheni
  6. Pas zhvendosjes
  7. Cilësimet dhe kontrolli i serverit

Migration by AppAlbania është plugin-i për backup, rikthim dhe zhvendosje të faqeve WordPress që e ka ndërtuar AppAlbania dhe e ndan si projekt open source (licenca GPL-2.0). Është falas përgjithmonë: mund ta përdorni për t'u zhvendosur te ne, ose thjesht për backup-e të faqes suaj.

Shkarko plugin-in (.zip) Shiko në GitHub

Versioni 1.3.0 · 68.8 KB · WordPress 5.9+ · PHP 7.4+ · GPL-2.0

Ekrani kryesor i plugin-it Migration by AppAlbania me Backup, Restore or move dhe listën e backup-eve
Ekrani kryesor: Backup majtas, Restore or move djathtas, poshtë lista e backup-eve.

Çfarë bën

  • Një skedar për gjithë faqen. Databaza, media, plugin-et, temat, must-use plugins dhe pjesa tjetër e wp-content futen në një skedar .xhin. Opsionalisht edhe skedarët bazë të WordPress.
  • Pa kufi madhësie. Punon me hapa të vegjël me pika kontrolli, prandaj nuk ndikohet nga kufijtë e kohës apo të ngarkimit të serverit. Është ndërtuar për faqe shumë të mëdha.
  • Vazhdon nëse ndërpritet. Nëse mbyllet skeda, bie lidhja ose serveri ndalon një kërkesë, puna vazhdon nga pika e fundit.
  • Rikthim i sigurt. Databaza importohet në tabela të përkohshme dhe kalon në fund me një hap të vetëm. Faqja vazhdon të punojë deri në hapin e fundit.
  • Lidhjet rregullohen vetë. Adresat dhe shtigjet e faqes së vjetër zëvendësohen automatikisht me të rejat, edhe brenda të dhënave të serializuara dhe JSON.
  • I kompresuar dhe i verifikuar, me enkriptim opsional AES-256 me fjalëkalim.

Instalimi

  1. Shkarkoni zip-in me butonin më sipër. Mos e hapni, WordPress e do zip-in siç është.
  2. Në WordPress shkoni te Plugins → Add New → Upload Plugin, zgjidhni zip-in dhe klikoni Install Now.
  3. Klikoni Activate. Në menunë e majtë shfaqet Migration.

Bëni një backup

  1. Hapni Migration. Te karta Backup zgjidhni çfarë të përfshihet (Database, Media, Plugins, Themes…).
  2. Klikoni Create backup. Shihni përqindjen, shpejtësinë dhe kohën e mbetur në kohë reale.
  3. Kur mbaron, backup-i del te lista Backups, me butonat Download, Copy link, Restore dhe Delete.
Backup në progres me përqindje, shpejtësi dhe kohë të mbetur
Backup në progres: përqindja, shpejtësia dhe koha e mbetur.

Te Password & exclusions mund t'i vini backup-it një fjalëkalim (enkriptim AES-256) ose të përjashtoni dosje që nuk ju duhen.

Zhvendoseni faqen te AppAlbania Host

Ka dy mënyra. Në të dyja, faqja e re duhet të jetë krijuar më parë te hostingu ynë. WP Admin hapet me një klik nga paneli i hostingut.

A) Me lidhje migrimi (më e shpejta)

  1. Në faqen e vjetër, te lista e backup-eve klikoni Copy link. Kjo është një lidhje e nënshkruar dhe me afat.
  2. Në faqen e re instaloni plugin-in, hapni Migration dhe ngjiteni lidhjen te Restore or move.
  3. Klikoni Restore. Serveri i ri e shkarkon skedarin direkt nga i vjetri dhe vazhdon nëse lidhja ndërpritet.

B) Me skedar

  1. Në faqen e vjetër klikoni Download dhe ruani skedarin .xhin.
  2. Në faqen e re, te Restore or move, tërhiqeni skedarin ose klikoni choose. Ngarkimi bëhet me pjesë, pa kufi madhësie.
  3. Klikoni Restore.

Zgjidhni çfarë të riktheni

Para rikthimit hapet një dritare ku zgjidhni pjesët: Database, Media, Plugins, Themes, Must-use plugins, Other wp-content, WordPress core. Mund të riktheni vetëm ato që ju duhen.

Dritarja Restore into this site me zgjedhjen e pjesëve për rikthim
Zgjidhni pjesët dhe klikoni Restore now.
Rikthim në progres me përqindje dhe skedarin që po përpunohet
Rikthimi: faqja vazhdon të punojë deri në hapin e fundit.

Nëse riktheni databazën, pas rikthimit hyni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e faqes së vjetër, sepse përdoruesit vijnë nga backup-i.

Rikthimi përfundoi me sukses me butonin Log in to the restored site
Rikthimi mbaroi: lidhjet dhe adresat janë përditësuar.

Pas zhvendosjes

  1. Kontrolloni faqen e re te adresa e përkohshme.
  2. Drejtoni domenin te hostingu i ri. Rekordet e sakta shfaqen te llogaria juaj, shikoni Domeni dhe DNS.
  3. Aktivizoni SSL falas, shikoni SSL dhe HTTPS.

Cilësimet dhe kontrolli i serverit

Te Settings zgjidhni kompresimin, backup-et automatike (dhe sa të mbahen), verifikimin pas çdo backup-i dhe vazhdimin e punës kur mbyllni faqen. Server check tregon PHP-në, memorien, kohën për kërkesë, madhësinë e ngarkimit dhe hapësirën e lirë.

Cilësimet e plugin-it dhe kontrolli i serverit
Cilësimet dhe Server check.

Për faqe shumë të mëdha, nëse keni qasje në terminal, mund të përdorni WP-CLI pa kufi kohe: wp xhin export për backup dhe wp xhin import skedari.xhin --yes për rikthim.

Preferoni ta bëjmë ne? Migrimi i plotë është falas: hapni formularin e mbështetjes dhe zgjidhni Migrim falas, ose shikoni Mbështetja dhe migrimi.